Buzë detit i vetmuar

 

Ja, eci buzë detit

i vetmuar,

Siç bëja kurdoherë

në rini.

As deti i kaltërt,

as qielli i kulluar,

S'më japin më

asnjë kënaqësi.

Shoh qiellin lart

të pastër e të pastër

Me diellin

që po ndrit në kaltërsi,

Dhe detin shoh

të kaltër e të kaltër,

Sakaq e ndiej -

po fryn një si veri..

Dhe sytë e mi

me mija xixëllime

Mbi blunë e detit

shohin tek vallëzojnë,

Por trup e shpirt

nuk kanë më tundime,

As horizontet

mendjen s'ma tundojnë.

Nuk kam më endërra

si në rini,

Dhe pse e ndiej

tek fryn një si veri.

 

Durrës, tetor 1991

 

 

Back to Top